Categories Lajme

Video/ Rama degjeneron Elisa Spiropalin në mes teatrit: “Mos duartrokit, por…”

Në hierarkinë e Rilindjes servilizmi mund të të çojë shumë përpara, por nganjherë mund edhe të të turpërpjë publikisht. Kjo i ka ndodhur Elisa Spiropalit. Ministrja e shtetit që u ngrit në detyrë pasi e krahasoi shefin e saj me Skënderbeun sot ka marrë një dush të ftohtë publikisht prej tij. Pasi Rama po fliste për stadiumin si një vepër e paparë nën shembullin e të cilit duhej bërë edhe kampusi i universitetit, Elisa e cila ndodhej në rresht të parë pranë Sandër Lleshit, Ervin Bushatit dhe Veliajt ka filluar të duartrokësë fort e ndjekur edhe nga të tjerët.

Por me një arrogancë që tashmë i njihet Rama i ka hedhur një dush të ftohtë “Mamicës” së tij. “Boll, boll s’ka nëvojë për duartrokitje, mos duartrokit, ti merru me paktin për universitetin se stadiumi është merita ime” i ka thënë kryeministri.

Përveç delirit për të marë gjithë meritat për Arenën Kombëtare për vete, Rama demostroi edhe një mospërfillje brutale ndaj ministers së vet. Ata që ishin në sallë treguan për Lapsi.al se pas këtij momenti Elisa nuk e mori më veten, madje aq i ashpër ishte Rama në reagim sa edhe Erion Veliaj mbeti si i shushatur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në 8…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka njoftuar se në fund të diskutimeve është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, 24-vjeçari shqiptar kapet gjatë ndjekjes së karabinierëve!

Një operacion antidrogë nga Karabinierët e Kompanisë Osimo në Itali çoi në arrestimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME