Categories Politike

Meta: Pranë njëri-tjetrit, që e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e suksesshme!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që u mbajt në Prishtinë në Qendrën “Bogdani Polis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

“Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në kujtim dhe nderim të solidaritetit të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar, humanizmit dhe dashurisë vëllazërore ndaj shqiptarëve të shpërngulur forcërisht nga makineria ushtarake serbe gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Mirënjohje dhe falenderim të jashtëzakonshëm për çdo shqiptar, veçanërisht për solidaritetin heroik të popullit të Kukësit, pa harruar të gjitha familjet nga Tropoja në Sarandë, që mirëpritën vëllezërit e motrat e tyre nga Kosova, edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, duke përballuar me përkushtim, dashuri dhe sakrifica vetëmohuese, një eksod biblik që ka ndodhur shumë rrallë në historinë e një kombi.

Vetëm duke qenë çdo ditë pranë njëri-tjetrit, duke bashkëpunuar gjithmonë e më mirë, padyshim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Kosovës do të jetë shumë e suksesshme!”, shkruan Meta në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME