Categories Politike

Meta pret Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Nevojë që palët politike t’i rikthehen dialogut

Presidenti i vendit tonë, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Në bashkëbisedimin me Ambasadorin Chorba, Meta ka dhënë edhe një mesazh për sa u përket palëve politike në vendin tonë, që në këtë situatë është shumë e rëndësishme për të gjetur një rrugë dialogu teksa vendi ynë është në pritje për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Po kështu Meta nuk i është ndarë idesë së tij për zgjedhje, që me anë të një dekreti vendosi si datë 13 tetorin. Ai thotë se palët duhet të dialogojnë dhe të organizojnë zgjedhje gjithëpërfshirëse edhe pse opozita veçanërisht PD nuk bien dakord që të ulen me kryeministrin Rama. Ky i fundit i ftoi në një tryezë partitë opozitare, për të bërë Reformën Zgjedhore, por kjo ftesë u refuzua pas mbledhjes në Selinë Blu të krerëve të partive opozitare jashtë Kuvendit.

Ndër të tjera Presidenti Meta dhe Ambasadori Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME