Categories Lajme

Meta pritet nga Roberto Occhiuto: Të vendosim sa më parë linjën direkte ajrore Tiranë-Kalabri për të shumëfishuar lidhjet tona

Presidenti Ilir Meta u prit në një takim presidenti i rajonit të Kalabrisë Roberto Occiuto.

Meta theksoi se arbëreshët dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ’90-të në Itali qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të shkëlqyera historike dhe tradicionale mes dy popujve e vendeve tona.

“Ruajtja e identitetit kombëtar, integrimi i plotë i Arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në jetën ekonomike, sociale, kulturore, intelektuale dhe përfshirja e tyre gjithnjë e më shumë në realitetin politik në Itali, duke ruajtur karakteristika të forta të identitetit të origjinës, u japin marrëdhënieve mes nesh një dimension tjetër të veçantë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Pasi nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më parë të një linje direkte ajrore Tiranë-Kalabri, që do të kontribuojë për të shumëfishuar lidhjet mes arbëreshëve dhe shqiptarëve.

Kreu i Shtetit solli në vëmendje mësimin e arbërishtes në shkollë, në të gjitha trevat ku banojnë në Itali, në përputhje me aktualizimin e Ligjit italian nr. 482 “Për minorancat gjuhësore”, por dhe sipas nevojës së artikuluar nga Profesorët e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Cosenza.

Duke e konsideruar trashëgiminë kulturore arbëreshe “Moti i Madh”, si një pasuri të çmuar të Shqipërisë dhe Italisë, presidenti Meta theksoi se autoritetet e të dy vendeve duhet të dyfishojnë përpjekjet për përfshirjen e kësaj vlere të çmuar europiane dhe botërore në UNESCO.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME