Categories Lajme

Meta reagon sërish: Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish pas rritjes së çmimeve në vend.

Meta bën thirrje që rritja abuzive e çmimit të naftës të ndalet menjëherë.

Presidenti në një reagim në Facebook thotë se shqiptarët po e paguajnë sot çmimin e një litri karburant më shtrenjtë se vendet e Bashkimit Europian, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Postimi i plotë:

Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.

Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:

Bullgari 1.55 euro/litër

Rumania 1.6 euro/litër

Kroaci 1.65 euro/litër

Slloveni 1.68 euro/litër

Çeki 1.82 euro/litër

Zvicër 2 euro/litër

Francë 2 euro/litër

Itali 2.1 euro/litër

Greqi 2.1 euro/litër

Gjermani 2.1 euro/litër

Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME