Categories Politike

Meta rrëfen çfarë i ka thënë Berishës, Bashës dhe Kryemadhit për bojkotin

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për rolin e opozitës në këtë krizë politike. Ai ka përsëritur se nuk e ka pranuar asnjëherë rrugën për tu larguar nga parlamenti sepse kjo i hapi rrugë Ramës për të kontrolluar gjithçka.

“Ja kam thënë Berishës, ja kam thënë Bashës, ja kam thënë Kryemadhit edhe disa analistëve. U kam thënë që nga Rama nuk ka asnjë reflektim. U kam thënë që nga fundi i listës ka njerëz të pa kontrolluar sepse dihet që ashtu vendosen ata dhe e fundit u kam thënë që mos prisni që ndonjë ndërkombëtar që do të rrijë pa gjumë për ju.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të ishte më aktive në parlament. Këshilla që u kam dhënë për reformën në drejtësi është se pavarësisht dëshirave të verbra të disa ndërkombëtarëve për t’ja dhënë reformën Ramës, ata duhet të dilnin me një platformë të përbashkët. Nëse do të kishte një konsensus nuk do ishim në këtë situatë.

Opozita doli me këtë variantin tjetër: “Ky i do të gjitha. Unë po iki dhe ai i mori të gjitha”. Edhe në zgjedhjet lokale. Opozita po të hynte do fitonte bindshëm. Do të merrte disa edhe ky (Rama), por do të kishte mundësi të dokumentonte. Edhe pa marrë pjesë arriti të faktonte vjedhjet.

Opozita ka përgjegjësitë e saj për vendin. Nuk dua të merrem me të sepse është gjëja më e lehtë t’i biesh opozitës, por ajo duhet të gjejë veten. Unë kam për detyrën ta takoj opozitën dhe t’ja bëj të qartë asaj. Opozita nuk më ka pyetur kur ka marrë vendimet më të rëndësishme” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME