Categories Lajme

Meta sulmon fort ish-deputetin e LSI Shkëlqim Selami

Presidenti Ilir Meta e etiketoi si ordiner, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së. Gjatë intervistës për “One Tv” kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të dalë dhe të mbrojë votën e 25 prillit përballë atij që ai e cilësoi plan mafioz në Vlorë.

“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita t’u dalë për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do të takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar m afioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por që do të marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave. Ky grup k riminal i prekjes se votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do të ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME