Categories Lifestyle

Ndryshojnë simptomat e Covid-19?

Studimet: Të infektuarit po shfaqin më shpesh diarre e të vjella Teshtimat, problemet me frymëmarrjen dhe temperatura e lartë, simptoma që karakterizonin infektimin me koronavirus në fillim të pandemisë, tashmë po shfaqen gjithnjë e më rrallë.

Studimet e disa instituteve shëndetësore në vende të ndryshme si Britani të Madhe e Itali arrijnë në konkluzionin se rastet e reja të infektimit shfaqin gjithnjë e më shpesh simptoma të tilla si dhimbje muskulare e barku, të vjella, diarre e ndjesi të theksuar dobësie.

Ekspertët e shëndetit në Britaninë e Madhe thanë se nga të dhënat e analizuara të 19 mijë të sëmurëve të kohëve të fundit rezultoi se 1 në 2 persona nuk shfaqi asnjë nga simptomat e hershme të Covid-19, si temperaturë, teshtima apo humbje të shijes e nuhatjes.

Shumica dërrmuese e tyre patë diarre të agravuar, dhimbje të forta barku e të vjella. Sipas tyre, ndryshimi i simptomave është një veti e zakonshme për viruset pasi siç thonë, me evoluimin ndryshohen edhe armët me të cilat godet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME