Categories Lajme

Pamjet e anijes së përmbysur pranë portit (Video)

Forcat e kërkim shpëtimit janë vënë në kërkim të stafit të zhdukur të një anije të madhe e cila u përmbys në brigjet e Louisiana-s në SHBA-së. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare mësohet se në bord kanë qenë 18 persona. Deri më tani janë shpëtuar 6 prej tyre.

Anija 39 metra e gjatë u përmbys 12 kilometra larg portit Fourchon. Një zëdhënës i kompanisë së transportit Seacor Marine tha se kjo anije u përkiste atyre. Anija e përmbysur quhet anije ashensor dhe përdoret për shpime dhe eksplorime.

Roja Bregdetare amerikane tha se kishte marrë një njoftim emergjence në radio se atje kishte një anije në vështirësi. Roja bregdetare më pas ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar dy persona. Katër të tjerë janë shpëtuar nga anije civile që kanë ndërhyrë për të ndihmuar për situatën. Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar dallgë të mëdha për shkak të motit të keq në këto brigje të SHBA-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME