Categories Lajme

Video\ Kandidati për deputet Atird Hoxha në një dalje për shtyp në Vlorë

Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu përpara jush në emër të Partisë Demokratike për të paraqitur një problem madhor për qytetin tonë, siç është ai i furnizimit me ujë të pijshëm për abonentët familjar dhe subjektet private. Vlora si një qendër kryesore e turizmit dhe zhvillimit ekonomik në vend, edhe në vitin 2021 nuk ka ujë të pijshëm.

Premtimi i Rilindjes në vitin 2013 për furnizimin me ujë të pijshëm si dhe shumë premtime të tjera, nuk j realizuan. Të gjitha lagjet e qytetit furnizohen me orar të reduktuar 2 herë në ditë. Koha është e shkurtër dhe qytetarët rendin të vendosin në punë pompat për të marr atë pak ujë që vjen.

Shembulli më konkret janë lagjet “Partizani”, “Topana”, “Lagjia e Re”, “11 Janari” si dhe periferia e qytetit. Qytetarë të këtyre lagjeve kanë bërë dhe bëjnë ankesa të shumta, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Edhe ato pak investime pa një Master plan të detajuar kanë rezultuar jo eficente.

Nga një vëzhgim i shkurtër që i është bërë ndërmarrjes së Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë nga ekspertët tanë janë vërejtur se: Ka një menaxhim jo efikas të kësaj ndërmarrje. Mungesë e investimeve që do të çonin në rritjen e orarit të furnizimin me ujë dhe uljen e kostos së energjisë elektrike për këtë ndërmarrje, kanë pas sjellë një faturë vjetore të energjisë elektrike të papaguar në 2 milionë euro. Militantë dhe punonjës të pakualifikuar e kanë çuar numrin në mbi 400 punonjës për këtë ndërmarrje. Faturimi 75% dhe arkëtimi rreth 50%, çojnë në mos realizimin e të ardhurave dhe në kolaps ekonomik për këtë ndërmarrje.

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nga 30 lekë metri kub pak vitesh, rëndoi xhepat e qytetarëve por nuk çoi në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Investimet që sapo kanë nisur nga zona e ujit të ftohtë deri tek Akademia e Marinës nga një vëzhgim i ekspertëve tanë , kanë probleme qysh me detyrën e projektimit.

Ky investim do të çojë në vendosjen e mjë pjese të zonës turistike në të njëjtat kushte që janë edhe lagjet e qytetit, pra në furnizimin e reduktuar me ujë të pijshëm. Konsumatorët e zonave kodrinore do të kenë probleme jo vetëm me furnizimin me orar por edhe me vendosjen e pompave që të sigurojnë furnizimin duke shtuar faturën e energjisë elektrike. Partia Demokratike dhe qeverisja e saj pas 25 Prillit angazhohet që këtë problem do ta ketë një nga synimet e saj primare duke realizuar Master planin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në qytet, realizimin e investimeve eficente që do të cojnë në rritjen e orarit të furnizimit me ujë të pijshëm deri në furnizimin 24 orë të të gjithë qytetit. Ju faleminderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME