Categories Lajme

Meta takohet me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyen Xuan Phec

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati sot një takim të veçantë dhe të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyễn Xuân Phúc.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, si dhe shprehu vullnetin e gatishmërinë për forcimin e tyre, në kontekstin e ri të zhvillimeve të të dy vendeve dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, përmirësimi i kuadrit ligjor reciprok, janë të rëndësishme për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, – nënvizoi Presidenti Meta gjatë takimit me Kryeministrin e Vietnamit, z. Nguyễn Xuân Phúc.

Presidenti Meta dhe Kryeministri i Vietnamit theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

Kryeministri i Vietnamit z. Nguyễn Xuân Phúc i konfirmoi Presidentit Meta ftesën zyrtare të Presidentit të Vietnamit për një vizitë shtetërore me qëllim gjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME