Categories Politike

Meta takohet me zyrtarin e lartë turk, ja çfarë diskutuan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop, dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

“Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe Partneriteti Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve e përbashkëta për sigurinë dhe paqen”, pohoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta e falënderoi Kryetarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për angazhimin e Turqisë e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit, si dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME