Categories Politike

Meta takon homologun malazez: Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratë

Kreu i Shtetit Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi ku është takuar edhe me homologun e tij, Milo Gjukanoviç i cili e ka cilësuar këtë vizitë si vërtetim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç gjate konferences se perbashket per mediat me Presidentin e Republikes së Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh ndër të tjera: “Kënaqësi të mirëpres sot mikun tim Meta. Vizita e Presidentit të Shqipërisë në Mal te Zi, vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe një impuls i ri që këto marrëdhënie të forcohen më tej”.

Nga ana e tij Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është shprehur se shqiptarët në Malin e Zi janë faktor klyç për pavarësinë, integrimin, stabilitetin dhe presperitetin e këtij shteti.

“Shqiptaret janë faktor kyç për Pavarësinë, stabilitetin, prosperitetin e Malit te Zi por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona. Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratën malazeze”, – është shprehur ndër të tjera Meta në takimin me homologun Gjukanoviç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME