Categories Lajme

Meta uron fëmijët për 1 qershorin: Të ecim dorë për dore për të ndërtuar të ardhmen e ndritur në atdheun e tyre

Presidenti Republikës, Ilir Meta, i ka uruar fëmijëve festën e një qershorit. Në një postim në rrjete sociale, Meta shihet në mesin e vogëlushëve, ndërsa thekson se ata duhet të rriten në një Shqipëri të barabartë, e një mjedis të shëndetshëm. Gjithashtu Meta ka ilustruar në urim, disa rreshta të shkruara nga poeti i madh shqiptar, Naim Frashëri.

Postimi i plotë: Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin! Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë, Të rrojnë me nder në jetë, Të mësojnë dituritë, Të bëhen të vërtetë, Të nderojnë Mëmëdhenë, Vlerat t’ja lartësojnë, Mbi gjithë botën ta ngrenë, Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME