Categories Lajme

Meta: Ushtroni të drejtën e votës, policia të distancohet nga politika

Presidenti Ilir Meta i kërkoi qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të heqë dorë nga e drejta për të shprehur vullnetin politik. Kreu i shtetit bëri apel që askush të mos bëjë kompromis për votën.

“Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më bashkëpunuese. Ftojmë politikanët dhe qytetarët të distancohet nga fenomenet që nxisin dhunën dhe dëmtojnë këtë proces historik.

Qytetarët duhet t’i drejtohet qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet që kërkojnë shtrembërimin e vullnetit tuaj. Ata që tentojnë t’iu blejnë votat duan që t’ju përzënë fëmijët. Kam besim se do refuzoni ata që duken dhe ata që fshihen sidomos ata që dalin natën. Familja juaj ka nevojë për t’u ndjerë të përfshirë.

Këto nuk mund të garantohen nga ata që mbërrijnë në kuvend përmes blerjes. Çdo qytetar të votojë i lirë për të zgjedhur atë që mendon se i përfaqëson më mirë. E ardhmja jonë e përbashkët për 100 vitet që vijnë nuk mund të blihet. Ne e kemi vendosur që e ardhmja jonë është vetëm demokracia. Këtë të ardhme duhet ta ruajmë dhe forcojmë duke marrë pjesë masivisht në zgjedhje.

Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë. Çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plot të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që duan të cenojnë. Kushdo që do dalë fitues të gëzojë legjitimitetin. Nuk mundet ta humbisnin këtë mundësi edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur. Mos harroni që vota është edhe një mjet ndëshkimi. Të verifikojmë kartat dhe qendrat tona të votimit. Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME