Categories Lajme

Meta: Vetëm vota e lirë e zgjidh krizën brenda PD

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se do ta dërgonte në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese”, tha Meta në një intervistë televizive.

“Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare”, theksoi Meta.

“Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedure dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces”, u shpreh Meta.

Meta shtoi se, “shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me z.Basha dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë”.

Presidenti Meta u shpreh krenar që “në lidhje me zgjedhjet vendore kam shmangur një përplasje mes demokratëve dhe socialistëve në 8 qershor 2019”.

“Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në vlerësimin tim ishin antikushtetuese. Në rast se Gjykata Kushtetuese do i shpallte kushtetuese unë do e çoja vendimin në Gjykatën e Strasburgut. Por unë kurrë nuk e kam pritur një mosvendim të Gjykatës Kushtetuese siç edhe ndodhi”, theksoi Meta.

“Unë kurrë nuk kam pritur si President, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës, unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar”, nënvizoi Meta.

Për deklaratat e kryetarit të PD, Lulzim Basha, Meta u shpreh se nuk do të bëjë asnjë koment.

“Nuk dua të bëj më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua më rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Alinë sepse unë jam student i Dhjetorit ’90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjeret dhe që nuk ikin edhe kur humbin”, tha Meta.
“Sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionin. Pse? Sepse kam kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Sepse kërkoj triumfin e votës së lirë?”, u shpreh Meta.

Meta theksoi se, “vetëm vota e lirë e zgjidh krizën brenda PD dhe çdo krizë tjetër në demokraci”.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Meta tha se, “25 prilli ishte një operacion kriminal i mirëorganizuar i tjetërsimit të vullnetit të popullit shqiptar, dhe nuk e shmangia dot sepse isha i vetëm. Këtë e kuptuan të gjithë, populli shqiptar por dhe ndërkombëtarët”. “Për demokracinë, për lirinë, për sovranitetin, për dinjitetin dhe çështjen kombëtare unë nuk bëj kompromis dhe nuk pranoj leksione”, nënvizoi Meta.

I pyetur për vizitën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Shqipëri, Meta u shpreh se, “sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Nëse ndjehet i keqardhur që nuk pati takim me Erdogan, Meta tha se, “nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar Z.Erdogan. Z.Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhendë vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë”.

Meta gjithashtu falënderoi popullin turk për ndihmat që ka dhënë popullit shqiptar. “Doja të falënderoja me shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME