Categories Lajme

Meta: Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore, 8 qershori po afron!

Presidenti, Ilir Meta, ka përshëndetur mesazhin e një ditë më parë të Brukselit, që nxit palët politike të përmbyllin me konsensus reformën zgjedhore. Në një postim në facebook, Meta thotë se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

Meta: 8 qershori po afron!Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!

Komisioni Europian ka shtyrë për javën e ardhshme dërgimin në Këshillin e BE-së të kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Shkak për këtë duket se është ngecja e bisedimeve për reformën zgjedhore në vend dhe shpresa e diplomatëve europianë për t’i shtyrë palët drejt një konsensusi brenda kësaj jave. Gjatë një konference në Bruksel, komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi e quajti thelbësore përmbushjen e reformës.

“Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë të përpiqen për një marrëveshje. Ky është një moment i rëndësishëm që kërkon rezultat dhe do të ishte do të ishte për të ardhur keq nëse për ta humbur momentin. Unë shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,” tha Várhelyi.

Përveç diplomatëve në Tiranë që po përpiqen të gjejnë një kompromis mes palëve për reformën zgjedhore tani edhe Brukseli zyrtar kërkon përfundimin e saj.

Korniza e negociatave, dokumenti që përcakton mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pritej që të prezantohej më 3 qershor, duke pasur parasysh 31 majin si afatin përfundimtar për zgjedhoren.

Ky dokument, pasi t’i kalojë Këshillit të Bashkimit Europian, duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe më pas varianti përfundimtar të miratohet nga samiti i udhëheqësve të bllokut në tetor.

“Korniza e negociatave do të prezantohet brenda disa ditësh, me shumë mundësi javën e ardhshme shpresojmë ta dërgojmë në tryezën e Këshillit. Ndërsa pjesa tjetër e pakos së zgjerimit do të prezantohet nga Komisioni në muajin tetor.”

Me gjithë përparimet e bëra dhe nxitjen nga Brukseli, Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushte, midis të cilave edhe reformën zgjedhore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat. Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte i pari që reagoi në Tiranë pas deklaratës së komisionerit Várhelyi. Basha thekson se opozita është gatshme ta përmbyllë procesin me garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME