Categories Lajme

Meta“Nuk kam pasur informacion zyrtar për pasojat e tërmetit”

Presidenti Ilir Meta, thotë se nuk ka pasur informacion zyrtar për pasojat e tërmetit tragjik që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. I ftuar në “Syri tv”, Meta tha se fillimisht nuk kishte menduar për pasoja të mëdha.

Ilir Meta: Unë kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar se nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Për fat të keq nuk i kam pasur një informacion zyrtar apo shtetëror. Praktikisht ishim në gjendje lufte sepse je në luftë me një fatkeqësi. Nuk do të ishte serioze të them se burimet se nga i kam marrë informacionet.

Çim Peka: 4 minuta më vonë kryeministri Rama ka komunikuar me kryetarët e bashkive që kemi të bëjmë me një situatë të rëndë. Të bëhen gati.

Ilir Meta: Unë nuk kam pasur informacion zyrtar. Sapo kam marrë informacionin se në Durrës kemi disa persona që janë nën rrënoja disa persona, kemi njoftuar përmes punonjësve të Gardës Policinë e Durrësit për të dhënë ndihmën. Sapo kam marrë vesh që kemi pasur një viktimë në Kurbin kam kuptuar se kemi të bëjkmë me një suituatë serioze. Më pas kam shkuar në Spitalin e Traumës dhe më pas në Thumanë, ku kam takuar ministren e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit. Në atë moment kam kontaktuar me zt. Haradinaj.

Çim Peka: Të gjitha pallatet në Durrës që po shemben janë beton i marrë nga kompania e ish-kryetarit të bashkisë.

Ilir Meta: Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë. I kam bërë thirrje dhe i kam ofruar mbështetje Prokurorisë për të hetuar personat përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME