Categories Lajme

Meteorologia zbulon kushtet e motit në vijim: Zonat që priten të kenë reshje intensive

Reshje intensive mbrëmjen e sotme parashikohen në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë mesatare dhe të dobëta.

Kështu parashikohen kushtet e motit për të dielën në mbrëmje nga meteorologia Anira Gjoni në një lidhje live për Panorama TV.

Sa i përket ditës së hënë dhe të martë, kushtet e motit do të jenë të qëndrueshme.

“Mbrëmjen e sotme presim të ketë reshje mesatare deri në intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës. Në Dibër Lezhë dhe Vlorë do të ketë reshje të dobët, ndërsa në qarqet e tjera do të kenë në nivelin e dobët.

Të hënë qetësohet situata. Të mërkurën do të kemi rikthim reshjesh me intensitet mesatar. Do duhet të kemi fokusin se mund të përballemi me vërshime.

Fundjava u shoqëruar me rënie temperaturash dhe nesër do të kemi rritje temperaturash me 1-2 gradë.

Në zonat e thella malore ka pasur reshje dëborë për shkak të uljes se menjëhershme të temperaturave”, tha meteorologia.

Sa i përket situatës me të cilën u përballëm të premten, me stuhi dhe përmbytje në Tiranë, Gjoni tha se nuk kishin një paralajmërim pasi nuk kishte dalje të lumenjve nga shtrati.

Vendi ynë sipas meteorologes, është përballur me situata të tilla vit pas viti, ndonëse jo në Tiranë, dhe kjo vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

“Situata me të cilën u përballëm, nuk kishim paralajmërim përmbytjeje sepse nuk kishim dalje të lumenjve nga shtrati. Gjithmonë në rastet kur ka stuhi në hark të shkurtër kohor, në varësi të terrenit, përballemi dhe me pasoja, siç ishte Tirana këtë javë.

Jemi përballur me situate të tilla, por fokusin më të madh ia japim Tiranës. Qytete të tjera janë përballur vit pas viti me përmbytje.

Shpeshtia e këtyre fenomeneve ka ardhur duke u rritur në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike. Reshjet me të cilat u përballëm gjatë datës 3 ishin në vlerat e 34.5% në shkallën e republikës. Nuk është se thyem rekord.

Muaji tetor rezultoi të ishte i ngrohtë, i ngjashëm me tetorët e tre viteve të fundit, por ishte më i ngrohtë në normën e mesatares 30-vjeçare”, tha ajo.

Sa i përket kushteve të motit për muajin nëntor, meteorologia tha se “nëse bëjmë një parashikim afat mesëm, presim të jetë më i ngrohtë, por do të jetë i shoqëruar me reshje.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME