Categories Kuriozitete

Metoda, si mund të shpëtoni nëse bini në ujë me makinë

Sipas raporteve të ndryshme, më shumë 400 njerëz në botë vdesin çdo vit nga mbytja në ujë me veturë. Ky numër mund të reduktohet nëse njerëzit i dinë mënyrat se si mund të ikin nga vetura që zhytet në ujë.

Mënyra më e mirë është të dilni nga vetura sa më shpejtë. Pas rënies në ujë, ju keni një minutë kohë për të ikur nga vetura, thuhet sipas Gordon Geisbrecht nga Universiteti i Manitoba-s.

Ai është një trajner dhe trajnon shumë persona se si të shpëtojnë nga automjetet që bien në ujë. Sipas tij, ekzistojnë katër rregulla të arta që duhet t’i ndiqni nëse ndodheni në një situatë të tillë.

Ato janë:

1. Mos thirrni policinë ose emergjencën pa dalë njëherë nga makina

Kjo për shkak se do të shpenzoni kohë duke e kërkuar celularin, duke thirrur numrin dhe më pas duke pritur në linjë. “Koha është shumë e rëndësishme”, thotë Geisbrecht. “Nëse e prekni celularin, ka shumë gjasë që të jeni të vdekur shumë shpejtë”.

2. Hiqni rripin

Duket e thjeshtë por shpesh shumica e njerëzve harrojnë ta bëjnë këtë duke tentuar që ta thërrasin policinë ose emergjencën.

3. Mos e hapni derën

Duke e hapur derën ju do të lejoni ujin që të futet brenda shumë shpejtë dhe do ta bëni procesin e zhytjes më të shpejtë. Do të keni vetëm 30 sekonda kohë para se uji të arrijë bazën e dritareve. Kjo periudhë quhet “periudha e qëndrimit pezull”, pas së cilës uji do të krijojë shtypje me gjithë forcën e tij dhe do të thyej xhamin e dritareve.

4. Mund të vini në një situatë ku detyroheni të thyeni dritaren

Shumë automjete moderne kanë dritare elektronike të cilat mund të dëmtohen nga uji para se të keni shansin për t’i hapur. Në këtë rast të veçantë, ju duhet shpejtë ta hapni pak dritaren sapo të keni rënë në ujë dhe ta thyeni xhamin – dhe të dilni nga vetura përmes dritares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME