Categories Lajme

Mezini: Maska në rrugë s’të mbron, shifrat rekord nga rritja e testimeve

Mjeku pneumolog Arjan Mezini foli për situatën  e pandemisë në vend, ndërsa ditët e fundit ka një rekord të infektuarish. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Juli Xhokaxhi, Mezini u ndal edhe tek vendimi më i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura. Në gjykimin e tij, mjeku shprehet se maska në rrugë nuk të mbron, pasi sipas tij ende nuk ka dalë një studim që mund ta faktojë. Sipas tij, duhet të rritet numri i testimeve. Mezini shton se rritja e numrit të të infektuarve është e pritshme pasi është rritur edhe numri i testimeve.

“Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë. Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe janë rritur numrat. Unë nuk e kuptoj ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe. Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë. Ne këto nuk i bëmë.

Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë. Imagjino të bëhen 200 teste do të jetë ai numri optimal. Pres të rrjedhë kjo situatë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kërcim të madh, janar-shkurt do jetë më vështirë. Spitali nuk është zgjidhje. Zgjidhja është që shteti të bëjë detyrën e vet të testojë shumë. Nga ana tjetër njerëzit të bëjnë punën e vet, distancimi fizik, përdorimi i  maskës në ambiente të mbyllura. Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur  që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME