Categories Lajme

MF prezanton programin e punësimit me 3 paketa, ja përfitimet nga studentët te nënat

“Kemi ndërmjetësuar 190 mijë punësime brenda 7 vitesh. Me paketat e ndihmës gjatë pandemisë synuam që bizneset të largonin sa më pak të punësuar nga tregu i punës. Sot kemi të regjistruar 88 mijë të papunë nga 66 mijë që kishim në shkurt”, tha Denaj. Ndërsa zëvendësministrja e Financave analizoi me detaje programin e punësimit me tri paketa.

“Programi ka tre lloje paketash të ndryshme, e para është programi i punësimit 4-mujor, e dyta ajo e punësimit 8-mujor dhe e treta është e punësimit 12-mujor. Për programin e parë financimi është për dy paga minimale dhe garanton sigurimet shoqërore për katër muaj. Ky mund të jetë program i volitshëm për turizmin.
Në programin e dytë niveli i financimit dyfishohet, 4 paga minimale dhe kontributet për tetë muaj, ndërsa për punësimin 12-mujor garantohen kontributet për 12 muaj. Në fund të qershorit patëm mbi 84 mijë punëkërkues të papunë.

Për nënat, viktimat e dhunës, romët, programi parashikon 4 paga minimale. Për ata me aftësi të kufizuara programi garanton 12 paga minimale dhe kontributet.
Programi i praktikës profesionale, që iu mundëson praktikë të sapodiplomuarve. Përfitimi është 6 paga në vlerën 50% të pagës minimale. Programi zgjat deri në 6 muaj. Do të ketë një bonus për shpenzimet e transportit”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME