Categories Showbiz

“M’i preu fjalët në montazh”/ Bes Kallaku i “përvishet” Ermal Mamaqit: Ta thashë në sy batutën, kur gjërat shiten sikur nuk dihen, kjo më vret (Falja për Encën)

Bes Kallaku ka reaguar sërish ndaj Encës dhe Ermal Mamaqit. Pas deklaratën e tij ndaj Ermal Mamaqit, se ky i fundit bën biznes dhe ai bën humor, aktori shprehet se këtë ia ka thënë në emisionin “Xing me Ermalin”, po batuta është prerë në montazh. “E dyta, shokut tim Ermalit këtë batutën “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thënë në emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu në montazh.

Këtë herën e dytë, kemi folur në telefon 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thënë në telefon, o lok thashë këtë gjë për ty, je më i mirë se un në biznes por jo më humorist unë. Me të qeshur dhe urime mbyllëm telefonin me njëri-tjetrin.”, shprehet Kallaku. Po kështu ai ka treguar se i ka kërkuar falje Encës për komentin për “ballkonin” dhe ka theksuar se në karrierën e tij, s’ka bërë asnjë hap për të ofenduar ndokënd.

“Kushdo që do ta shfrytëzojë këtë gjë për ti shtuar kureshtjen punës së tij mbarë i shkoftë edhe u bëftë më i madh se Zamiri e Vasili. Respekt”, u shpreh ai, duke i kthyer kështu një përgjigje Ermal Mamaqit.

Reagimi i plotë:

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.

2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend. E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.

Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam.

Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt.

Përplasjet: Pas deklaratave të Bes Kallakut, Enca dhe Ermal Mamaqi i dhanë aktorit. Ata u shfaqën në një video ku këndonin: “Je sikur zanë, na kanë zili”, këngën e Shpat Kasapit. Po kështu këngëtarja e njohur, Enca Haxhia reagoi sërish ndaj Bes Kallakut pas deklaratës së aktorit, i cili teksa ishte i ftuar në emisionin, “Shiko Kush LUAN”, nënvlerësoi Encën për filmin e tij të ri dhe e komentoi për gjoksin e saj. Enca tha se Kallaku ka harruar që ka qenë ai që e ka ftuar të merrte pjesë në filmin e tij Falco.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME