Categories Lajme

MIÇIGAN – Komuniteti shqiptaro-amerikan ndihma për të prekurit nga tërmeti

Komuniteti shqiptaro-amerikan në distriktet Okland dhe Makomb po mbledh furnizime urgjente për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit vdekjeprurës të së martës në Shqipëri, shkruan Gina Joseph për macombdaily.com. “Ne jemi duke mbledhur çanta speciale për gjumë, batanije, tenda, veshje dimërore dhe gjithçka tjetër që njerëzit duan të dhurojnë”, thotë famullitari Agron Martini në kishën katolike të Shën Palit në Roçester Hills. “Edhe pse jemi shumë larg Shqipërisë, kemi dashur të tregojmë mbështetjen tonë për njerëzit atje”, thekson ai.

“Të gjithë kemi miq dhe familje që jetojnë atje”, tha Martini. “Prindërit e mi kanë lindur të dy në Shqipëri dhe kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1972. Unë jam brezi i parë shqiptaro-amerikan”, shton famullitari. Dizenjatorja e modës në Miçigan, Katerina Bocci, e cila u lind dhe u rrit në Shqipëri, tha se asaj i është kërkuar që të ndihmojë një kishë në Shqipëri për të strehuar 200 fëmijë.

“Qindra njerëz kanë humbur gjithçka dhe ne po bëjmë atë që mundemi për t’u treguar atyre që mendimet dhe lutjet tona janë me ta”, shton Martini, i cili ishte në mesin e vullnetarëve të drejtuar nga Fred Kalaj. ”Gjithashtu ndihmojnë për të mbështetur përpjekjen tonë edhe Gjaneto Harusha me kompaninë ‘Amazing Trucking’ dhe ”Alba Shipping LLC”, që ka dhuruar shërbimet e nevojshme për transportimin e kontejnerëve për në Nju Xhersi”, shton ai./ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME