Categories Lajme

“Na pikoi shpirti”, flet e afërmja e familjes Reçi që u shua nga tërmeti: Shqipja sikur e dinte, i mbante fëmijët shumë afër vetes!

Mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria u trondit nga një tërmet i pabesë, i cili mori pa mëshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. Nga fatkeqësia natyrore që përfshiu vendin humbën jetën 51 qytetarë. Këtë tragjedi më së shumti e përjetuan familjet në qytetin e Durrësit, ku pati epiqendrën tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter. Po ashtu dhe Thumana është një tjetër zonë me dëme të jashtëzakonshme njerëzore dhe materiale nga tërmeti i 26 nëntorit.

Stafi i emisionit me “Zemër të Hapur” ka realizuar një vëzhgim të situatës nga afër në qytetin e Durrësit, në të cilën gjen hije njerëzish, të vrarë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Fillimisht, rrugëtimi nisi në zonën e ish-kënetës, ku u shua familja Lala.

Në vilën që u shemb gjetën vdekjen tetë persona dhe u shpëtua vetëm një 17-vjeçar. Pak më tutje, në lagjen 15, një tjetër familje e tërë u shua nën rrënojat e banesës së tyre në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.  Një zonjë e moshuar, mikeshë e familjes Reçi, në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, ndalon dhe shpreh mes lotësh disa momente përjetimi me të ndjerët, bashkëmoshatarë të fëmijëve të saj.

“Kemi qenë komshinj të vjetër, kemi ndenjur 21 vjet. Kemi rritur fëmijët me një vend, i kemi lindur ajo një vit para, unë pas. Hanim bukë me njëri-tjetrin, se kishin një zemër që nuk e kishte njeri. Shqipja ishte grua që nuk duhet t’i ndodhte kjo. Këta ishin njerëz që nuk thonin njëherë “jo”. Ato fëmijë ishin shembull, me shkollë të lartë. Mjerë ata çfarë iu ka rënë. Shqipja i mbante fëmijët afër vetes, sikur e ka ditur.

Këtyre njerëzve nuk duhet t’iu ndodhte asnjëherë kjo gjë. Na ka pikuar në shpirt. Kam lajmëruar kalamajtë, kanë luajtur mendsh, kur e morën vesh. Ishte radha jonë, jo e fëmijëve”, tha ajo mes lotësh. Në zonën përreth shikon vetëm rrënoja, njerëz të uritur dhe të pasigurt për jetën. Tashmë kanë kaluar disa ditë nga tërmeti, por nuk kanë munguar lëkundje të tjera, ndonëse me intensitet më të ulët kanë traumatizuar njerëzit, shumica e të cilëve flenë në makina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME