Categories Lajme

Midhja “dater”, gjuetia po rrezikon zhdukjen e saj

Gurëshpuesi ose siç njihet ndryshe edhe midhja “dater”, po shkon drejt zhdukjes në bregdetin shkëmbor të vendit tonë. Ajo është nga produktet e detit që kërkohet më së shumti nga turistët e huaj në vendin tonë, veçanërisht ato italianë. Kjo kërkesë, vjen pasi dateri është një specie e mbrojtur dhe nuk mund të gjuhet lirisht siç ndodh rëndom në vendin tonë. Organizatat mjedisore por edhe AKU e Vlorës kanë ngritur alarmin e rrallimit të daterit deri në rrezik të ekzistencës se kësaj specie detare, si pasoje e gjuetisë pa kriter.

Madje gjuetia e daterit po dëmton shkëmbinjtë nënujore dhe për rrjedhojë prish ekuilibrat e habitatit të gjithë gjallesave të tjera detare. “Për të marrë daterit ato thyejnë shkëmbinjtë, por duke thyer shkëmbinjtë prishin habitatin e tyre por edhe të gjallesave të tjera. Duhet te ndalohet thyerja e shkëmbinjve, tregtia e daterit dhe konsumimi i tij, ashtu siç e ka ligji por duhet ta zbatojmë në praktikë”, thotë i shqetësuar Simo Ribaj, drejtor i organizatës SEEP.

Në vendin tonë gjuetia e daterit është e ndaluar me ligj që nga viti 2006, por ai gjendet lehtësisht thuajse në të gjitha restorantet e bregdetit dhe jo vetëm. Rreziku për zhdukjen e kësaj specie në ujërat shqiptare, duket se ka ngritur me në fund institucionet dhe organizatat e mjedisit për të sensibilizuar dhe kërkuar zbatimin e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME