Categories Lajme

Mijëra persona i japin lamtumirën e fundit 11-vjeçares shqiptare

Padova | Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardhë e të verdhë që shkonin drejt qiellit. Të gjithë prisnin që Emanuela Brahja të kishte një jetë të gjatë përpara, por fatkeqësisht gjithçka u shua nga një aksident rrugor. Ditën e martë, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit.

Një varrim tragjik, dhimbja e të cilit nuk mund të përshkruhet dot për babain e vogëlushes, Agronin, mamanë e saj Esmeraldën, për vëllain dhe motrën e saj, për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë banorët e Campodarsego.

Mbi një mijë persona mendohet se kanë qenë në varrimin e 11-vjeçares, mes tyre edhe kryebashkiaku Valter Gallo. Funerali për Emanuelën u realizua në kishën e qytetit, në një ambient të hapur. Prindërit e saj donin që varrimin e vajzës së vogël ta kryenin aty ku ajo lindi dhe jetoi derisa jetën ia mori aksidenti tragjik.

Dhimbja ka pushtuar të tërë komunitetin. Mediat shkruajnë se edhe prifti u përfshi shumë nga emocionet saqë në një moment iu desh që të ndalonte një prej predikimeve.

Trishtimi u shtua kur në mes të njerëzve, një prej mësueseve të saj lexoi një poezi në nderim të Emanuelës. “Do të të kujtojmë si një flutur që hap krahët dhe fluturon lehtë. Në sytë e tu lexohej habia e një vajze që i afrohej realitetit që e rrethon me vetëdije të plotë. Na ke dhënë ndjeshmëri, thjeshtësi dhe mirësi.

Me këtë që ka ndodhur na ke thyer zemrat”, tha një prej mësueseve të saj e cila lexoi një poezi. Të dhimbshme edhe kujtimet e një prej shokëve të saj. “Nuk ka asgjë më të dhimbshme. Ne duhet të bëjmë paqe me faktin që nuk do kthehesh më. Jeta është si piano, çelësat përfaqësojnë lumturinë, çelësat e zinj trishtim. Ema shkroi në një temë se cilado qoftë rruga e jetës, kujtoni se edhe çelësat e zinj përdoren për të bërë muzikë”, tha një prej shokëve të saj të klasës. E trishtë ishte edhe fjala e dekanit të instituti ku ajo mësonte.

“Do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Do të jesh qielli që do të ngrohë çastet e errëta, dritë në buzëqeshjet tona, yll që ndriçon natën dhe që na udhëheq në rrugën e jetës”, tha ai. Lutje në këtë funeral pati edhe për personin që përplasi Emanuelën në mënyrë që të gjejë qetësi dhe forcë për të vazhduar jetën e tij në familje dhe komunitet. Emanuela Brahja u aksidentua më 11 Tetor. Ajo u përplas nga një furgon teksa po bënte xhiro me biçikletë. Vogëlushja u shtrua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME