Categories Lajme

Mik i ngushtë me Ervis Martinaj, sigurohet foto, kush është Santiago…

Prej mbrëmjes së të martës (27 gusht) kur u ekzekutua me breshëri plumbash në kryeqytet ish-polici, Santiago Malko, policia ka shoqëruar disa persona.

Burimet bëjne me dije se ata janë marrë në pyetje rreth ngjarjes dhe janë lënë të lirë. Ndërkohë priten shoqërime të tjera në vijim.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi hetimor po punon në disa pista për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq mësohet se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 22:20 të mbrëmjes së 27 gushtit  në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Drejt makinës është qëlluar me breshëri, pasi makina ka shumë shenja plumbash në krahun e shoferit.

Policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin “Ferras” e cila mendohet se është e autorëve. Gjithashtu brenda makinës është gjetur dhe një armë, që dyshohet se ka lidhje me krimin. Do të jetë ekspertiza balistike e cila do të zbulojë më tej, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Ish-polici i përfshirë në përplasjen me armë në ish-Bllok

Ai u përfshi në përplasjen me armë në ish-Bllok me 4 tetor të 2018, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Identifikimi i tij u bë pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, ku shihej me kapele në kokë ndërsa hynte dhe dilte qetësisht nga lokali “Monopol”.  Ai shihej teksa hynte pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin “Monopol”.

Po kështu edhe kur dilte, pavarësisht se kishte ndodhur një përplasje me armë, ish-polici shfaqej i qetë dhe i pashqetësuar.

Personi qe shihni ne foton me poshte eshte Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut ne Tirane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME