Categories Kuriozitete

Mikail Akal, piktori i vogël 7 vjeçar që ka hapur 7 ekspozita, veprat e tij shiten mijëra euro

Mikail Akal është vetëm 7 vjeç, por pikturat e tij kanë bërë për vete të pasionuarit e artit. Ai jeton në Këln të Gjermanisë dhe stili i tij është krahasuar nga shtypi gjerman dhe ndërkombëtar si ai i Pikasos apo Pollock.

Mikail ka mbi supe 7 ekspozita, 90 vepra të shitura dhe mijëra euro të fituara, pjesa më e madhe e tyre e destinuar për bamirësi. Një talent i zbuluar shumë shpejt, që në moshën 4 vjeçare, njësoj siç ka ndodhur me të tjerë artistë të mëdhenj botëror, si për shembull bashkëmoshatari i tij australian Cassie Swirls dhe ish baby-piktorët Kieron Williamson dhe Aelita Andre.

Kieron, që sot është gjashtëmbëdhjetë vjeç, në moshën 10 vjeçare kishte fituar 2 milion stërlina falë pikturave të tij.
Ndërsa 12-vjeçarja Aelita, e cilësuar si ‘Pollock e mileniumit të tretë’ ka filluar të ekspozojë pikturat e saj nëpër botë që ku ishte 2 vjeç.
Ajo është bërë e njohur në 2013 për performancën e saj live në filmin ‘Bukuria e madhe’ e Paolo Sorrentinos.bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME