Disa pamje të pazakonta janë publikuar nga mediat e huaja dhe që kanë të bëjnë me një diplomat kinez i cili ecën mbi kurrizin e disa njerëzve që janë shtrirë në tokë. Lajmi që ka shkaktuar debat të ashpër në rrjetet sociale, tregon ambasadorin kinez duke bërë veprimin e paprecedentë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në ishullin e Paqësor.
Pamjet u publikuan fillimisht nga një diplomat i lartë amerikan emri i të cilit nuk bëhet i ditur duke e konsideruar këtë si një sjellje të papranueshme. Me anë të një reagimi zyrtar, qeveria e Pekinit ka hedhur poshtë kritikat e ngritura, ku ministria e Punëve të Jashtme kineze tha se ambasadori i saj, Tang Songgen po merrte pjesë në një ceremoni tradicionale të mirëseardhjes dhe ai ky është një rit tradicional. Megjithatë pamje të tilla pavarësisht simbolikës duken tepër brutale.FAXWEB
