Categories Lajme

Studentja nga Tirana ankohet për telefonatat

Një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë. Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K.

E pyetur nga agjentët e pòlicisë në Komisariatin nr.2  dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë i fíksuari pas saj ajo përgjigjet: “Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë i ri, mbase i moshës 25 vjeç”. Por vajza  nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po i punonte rrèngun, por nuk ka zbuluar asgjë.

Ánkthi i vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshèhtë. Para agjentit të pòlicisë studentja tregoi: “Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time”.

“‘Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën”, i thoshte ai shpesh. Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste i ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. “Kjo situatë është kthyer e fríkshme për mua dhe prindërit e ki, jemi të shqetësuar, kemi ánkth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam fríkë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar”. Burimet e pòlicisë i thanë gazetës “Si” se pas kállëzimit panë telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura. Të dhënat  nga celulari i studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo i panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën ákuzë për përndjèkje tha një burim i pòlicisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME