Categories Sport

E pranojnë edhe në Spanjë: Mesi mban pezull Barcelonën, po mendon largimin

Barcelona është duke jetuar një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Të premten e kaluar katalanasit morën një goditje fatale kundër Bajernit, e cila rezultoi mbrëmje e turpshme për lojtarët, trajnerin dhe drejtuesit. Të gjithë janë shpallur fajtorë për atë dështim dhe klubi mori masat duke larguar trajnerin dhe duke emëruar Kumanin. Por nuk është kjo që shqetëson katalanasit. Lionel Mesi është ai që mban peng klubin dhe tifozët.

Të gjithë mundën t’i shihnin pamjet në fundin e pjesës së parë, por edhe në fundin e ndeshjes. Në dhomat e zhveshjes nuk pati më diskutime. U tha se rezultati ishte i turpshëm dhe kaq… Por ajo që do të ndodhë më pas është shqetësuese. Lionel Mesi është duke menduar seriozisht largimin nga klubi. Nuk është hera e parë që pas një humbjeje të tillë, argjentinasi merr një periudhë reflektimi. Ka ndodhur më parë te Barcelona, por edhe me kombëtaren e Argjentinës. Edhe me këta të fundit tha se nuk do të rikthehej më, por pastaj e veshi sërish fanellën bardhekaltër.

Te Barcelona nuk po bëjnë asnjë lëvizje, por thjesht po qëndrojnë në heshtje për të parë lëvizjen e Leo Mesit. Ky i fundit është duke i ndjekur me vëmendje lëvizjet që po bëhen në klub dhe pas tyre do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen.

Por e vërteta është që nuk mund të përjashtohet asgjë. Leo ka një kontratë deri në vitin 2021, ndërsa një muaj më parë hoqi dorë nga klauzola për t’u larguar. Por gjithashtu bëri edhe një lëvizje të papritur për të ndalur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij. Do të firmoste për 2 vite me një klauzolë për t’u larguar.

Por Leo po mendon seriozisht që ka ardhur momenti të largohet nga Barcelona dhe t’i hapë rrugën një projekti të ri skuadrës ku u rrit. Mirëpo, ai vetë dëshiron që të fitojë trofe të tjerë dhe nuk ka ndërmend që të qëndrojë për të parë humbjet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampioneve. Më parë dukej si fantazi e merkatos, por ideja për largim ka marrë jetë edhe në mediat spanjolle. Skuadrat që duan ta transferojnë janë 3: Siti, PSG dhe Interi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME