Skuadra e madhe italiane, AC Milan, ka shprehur ngushëllimet për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në tërmetin katastrofik në Shqipëri. Shqipëria është duke u ballafaqur me një tragjedi të madhe si pasojë e një tërmeti, ku kanë humbur jetën 13 persona.
Milan është klubi i parë me famë botërore që ka reaguar, për t’i qëndruar pranë popullit shqiptarë. “Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë” shkruan Milan.
