Categories Sport

Milani fiton ndaj Sassuolos, Interi triumfon ndaj Spezias

Skuadrat milaneze mbeten në krye të Serisë A edhe pas javës së 13-të. Milani dhe Interi siguruan fitore identike 2-1, kuqezinjtë në fushën e Sassuolos, ndërsa zikaltrit ndaj Spezias në “San Siro”. Diferenca me rivalëve ndërqytetas mbetet e ngushtë: 31 pikë “Djalli”, 30 skuadra e Contes.

Milani, që vinte pas dy barazimeve radhazi, në fakt i mbylli herët llogaritë me Sassuolon, pas kaloi në epërsi të dyfishtë pa u mbushur gjysmë ore lojë. Leao zhbllokoi sfidën që në minutën e parë i shërbyer nga Calhanoglu, ndërsa në minutën e 26-të shënoi Saelemaekers.

Më herët, pak minuta pas golit të parë, sistemi VAR anuloi golin turkut Calhanonglu. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Berardi rihapi ndeshjen (1-2), por nuk pati më kohë për skuadrën vendëse për të shmangur humbjen.

Interi e ka bërë zakon që të reagojë në pjesën e dytë edhe kur përballë ka kundërshtarë jo të nivelit më të lartë. Kështu ndodhi edhe përballë Spezias, me golin e parë që u shënua nga Hakimi në minutën e 51-të, për të ardhur më pas te penalltia (u akordua nga sistemi VAR) e shndërruar në gol i zakonshmi Lukaku.

Në limitet e kohës së rregullt Spezia shënoi me Piccolin që nuk do t’i vlente asgjë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Interit në Serinë A, sigurisht ka shumë shkëlqim, por që tregon se skuadra e Contes i merr pikët pa shumë sforcim, çka e bën pretendente serioze për titullin kampion. Në takimet e tjera Cagliari barazoi 1-1 me Udinesen (Lykogiannis 27’/ Lasagna 57’), ndërsa Benevento iu imponua 2-0 Genoas me gola të Insignes dhe Sou (11-m).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME