Categories Sport

Milani mund me “poker” Crotonen dhe rimerr kreun, Ibrahimovic kalon shifrën e 500 golave

Milani bën detyrën në sfidën e javës së 21-të në “San Siro” kundër Crotones së vendit të fundit. Kuqezinjtë triumfuan me lehtësi 4-0, duke rimarrë kreun e renditjes së Seria A me 49 pikë, 2 më shumë se Interi. Ishte një sfidë e dominuar nga skuadra e Piolit që me kalimin e minutave në pjesën e parë do të shtonte presionin. Në minutën e 30-të, Ibrahimovic kombinon mjaft bukur me Leao-n dhe më pas e dërgon topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i 500 në karrierë për suedezin, i cili në fundin e pjesës së parë u shpreh: “500 gola me klube? Do të thotë që kam shënuar disa gola në karrierë, e rëndësishme është që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë. Puna ime është që të shënojë dhe të krijojë situata për gol”. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Ibrahimovic do të shënonte në minutën e 64-t (i 501 në karrierë), pas një asisti të Theo Hernandez.

Crotone humbet totalisht kontrollin e ndeshjes, teksa në harkun e dy minutave do të pësonte dy gola të tjerë, me Ante Rebic që bën çfarë të dojë në zonën e skuadrës së miqve. Në minutat e fundit Milani kurseu energjitë, teksa Pioli nori nga fusha dy sulmuesit që kishin realizuar dopietë për t’i dhënë hapësira Mandzukic. Kujtojmë që kuqezinjtë kanë një kalendar të favorshëm, pasi do të kenë si kundërshtar Spal-in në javën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME