Categories Lajme

Milani në superformë, përmbys në mënyrë spektakolare Juventusin

Gazidis po përgatit një të ardhme me Ralf Rangnick në pankinë, por kjo nuk e shqetëson aspak Stefano Piolin dhe Milanin e tij, që vijon të konfirmohet në superformë dhe në tre ditë u jep një leksion të ashpër skuadrave të kreut, Lazios dhe Juventusit. Pas fitores bindëse 0-3 në “Olimpico” ndaj Lazios të shtunën në mbrëmje, kuqezinjtë morën një sukses edhe më spektakolar, 4-2 me përmbysje ndaj Juventusit kryesues.

Në kryesfidën e javës së 31-të të kampionatit italian, pjesa e parë u zhvillua me ritëm të lartë dhe pati raste shënimi nga të dy palët, por rezultati mbeti i pandryshuar. Një tablo krejt tjetër u shfaq në pjesën e dytë, me Juventusin që shënoi dy gola shumë të shpejtë, fillimisht me anë të mesfushorit francez Adrien Rabiot e më pas me të zakonshmin Cristiano Ronaldo, duke dhënë idenë se ndeshja ishte mbyllur tashmë.

Por nuk kishin të njëjtin mendim futbollistët e Piolit, që morēn kontrollin e lojēs dhe arritën të përmbysin gjithçka në vetëm 5 minuta, duke lënë të shtangur ata pak njerëz në “San Siro”, por edhe miliona fansa që ndiqnin ndeshjen nëpërmjet ekranit. Fillimisht Bonucci ndali me dorë një gjuajtje drejt portës dhe arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, ndërsa Zlatan Ibrahimovic u tregua i ftohtë në ekzekutim dhe shënoi golin që rihapi takimin në minutën e 62-të. Më pas ishte radha e Franck Kessie që të rikthente baraspeshën në të 65-ën dhe një minutë më vonë portugezi Rafael Leao kompletoi përmbysjen më të shpejtë dhe befasuese në historinë e futbollit.

Juventus u përpoq të reagojë dhe Sarri përdori të gjithë kartat që kishte në pankinë, por ishte sërish Milani që me një kundërsulm të shpejtë arriti të dërgojë topin për herë të katërt në rrjetë, duke vulosur një thetër sukses. Pas këtij takimi Juventusi mbetet në krye të renditjes me 75 pikë, i ndjekur nga Lazio me 68, ndërsa Milani ngjitet në vendin e pestë me 49 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME