Categories Lajme

Miliona euro humbje në Arbitrazh/ Ish-Avokatja e Shtetit: Rama gënjen!

Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit, fajëson kryeministrin Edi Rama për humbjen e qindra milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit. Përmes një reagimi në Facebook, Mandija shprehet se, “qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një axhende të paramenduar, prishi kontrata, hoqi liçensat, apo sipas rastit mbylli me marrëveshje të paligjshme“. “Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparencë për çështjet e arbitrazhit, duke e justifikuar me mburojën e “konfidencialitetit”. Avokati i Shtetit deklaroi publikisht se klient kishte veç ‘shtetin’ dhe i mohoi të drejtën e informimit deputetëve dhe presidentit“, akuzon Ledina Mandija.

Sipas Mandijas, “Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh si : Avax me 2,5 mil Euro; JV me 900 000 Euro etj; 250 mil Euro detyrim ndaj Bankers Petroleum AL. Lista është shumë e gjatë dhe do ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechettit dhe Actor. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 milionë Euro u rregjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani“.

Reagimi i plotë: Qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një axhende të paramenduar, prishi kontrata, hoqi liçensat, apo sipas rastit mbylli me marrëveshje të paligjshme, çështjet në arbitrazh. Qeveria emëroi në stukturat shtetërore të arbitrazhit individë në konflikt të pastër interesi që nuk mbrojtën interesat e shtetit. Zyrtarë të lartë e shfrytëzuan arbitrazhin ndërkombëtar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje liçense në shkelje të ligjit.

Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparence për çështjet e arbitrazhit, duke e justifikuar me mburojën e “konfidencialitetit”. ASH deklaroi publikisht se klient kishte veç ‘shtetin’ dhe i mohoi të drejtën e informimit deputetëve dhe presidentit. Kryeministri sot pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, ndërkohë që ka disa të tilla të bëra publike nga vetë kompanitë gjyqfituese.

Pa negociata, pa praninë e avokatëve ndërkombëtarë të konktraktuar si dhe duke shpërfillur vlerësimet financiare të përgatitura nga ekpertë ndërkombëtarë të paguar me paratë e taksapaguesve, përmes një marrëveshje të paligjshme, të çertifikuar në Parlament, në korrik të 2014 u paguan 95,5 mil Euro për ÇEZ.as, iu falën 320 mil euro detyrime dhe 500 mil Euro dëmshpërblim, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh si : Avax me 2,5 mil Euro; JV me 900 000 Euro etj; 250 mil Euro detyrim ndaj Bankers Petroleum AL. Lista është shumë e gjatë dhe do ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechettit dhe Actor. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 milionë Euro u rregjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani”.

Edi Rama mohon humbjet në Arbitrazh Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të deklaronte i bindur se, deri tani, Shqipëria nuk ka asnjë gjyq të humbur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Edi Rama: “Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe , që ne kemi pagua edhe paratë,. Po jua gazetarët dhe mediat pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo. Deri më sot që flasim nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne kemi humbur.

Kemi skuadra të avokaturës së shtetit që punojnë për të sprapsur këto vendime paraprake. Mirë ata që e kanë detyrë të mos ia kërcasin kokoshkës. Të paktën ju duhet të bëni verifikime që publiku të mos mbytet në gënjeshtra. Kemi fituar arbitrazhe dhe nuk kemi humbnur asnjë. Vazhdojë proceset për të sprapsur vendimet paraprake. Ka një ligj që shteti nuk duhet të bëjë komente sepse konsiderohen shkelje e procesit gjyqësor. Llogariteni vetë autorin me këtë fakt dhe mendoni sa shumë e ka mendjen tek Shqipëria”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME