Categories Lajme

Miliona lekë tendera, vjedhje e pastër. Kush është kompania pas së cilës fshihet ‘oligarku’ mediatik që ‘vjel’ AKSHI dhe fondet publike

Tenderi i dhënë së fundi nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përbën në vetvete një rast të pastër korrupsioni. Në qëndër të këtij skandali qëndron bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ të cilët kanë arritur të sigurojnë tenderin me vlerë 1 miliardë lekë nga ky institucion.

Ky tender konsiston në krijimin e një sistemi monitorimi të inspektorëve tatimor ku sipas informacioneve të FaxNews rezulton se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar që prej vitit 2013. Por kjo është vetëm pikënisja e kësaj afere korruptive që tashmë duhet të ishte për t’u hetuar në tryezën e SPAK. Pika e dytë e cila e bën dhe më të rëndë këtë rast flagrant korrupsioni është zhvillimi i tenderit fiktiv, ku në garën e parapërcaktuar kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa kompania e dytë, bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’, ka paraqitur ofertën afër fondit limit prej 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë. FaxNews ka arritur të sigurojë në mënyrë kronologjike rritjen e dyshimtë ekonomike të kompanisë ‘Image & communications Development’ që prej vitit 2010 kur kjo kompani është krijuar.

Zyrtarisht kjo kompani rezulton në pronësi të shtetasit Igli Gjelishti i cili është dhe zotëruesi i 100% të aksioneve. Sipas burimeve të siguruara nga FaxNews pas emrit të Gjelishtit fshihet një oligark mediatik shumë afër qeverisë Rama. Ky rast korruptiv është atakuar gjithashtu edhe nga opozita, e cila ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme aferat e këtij oligarku mediatik, i cili për shkak të shërbimeve që i bën qeverisë përfiton tendera të majme nga fondet publike.

Deri në vitin 2014 kompania ‘Image & communications Development’ nuk ka dorëzuar asnjë bilanc në tatime, çka e bën atë inekzistente në treg. Bilanci i parë është dorëzuar në vitin 2014 dhe është bilanci i punës së kompanisë për  vitin 2013. Në janar të vitit 2015 kjo kompani ka dorëzua bilancet e vitit 2011 dhe në shkurt të vitit 2015 ka dorëzuar bilancet e vitit 2012.

IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT:

Admin & Aksioner 100%: Igli Gjelishti; Kompani e krijuar: 11 Mars 2010
Deri ne 2014 nuk ka dorezuar asnje Bilanc.

Ne Korrik 2014 ka dorezuar Bilanc 2013; Ne Janar 2015 ka dorezuar Bilanc 2011
Ne shkurt 2015 ka dorezuar Bilanc 2012
Ne 2014 ka rritur te ardhurat me ~100K EUR krahasimisht me 1 vit me pare, duke deklaruar dhe 0 Fitim, nga humbje qe ka patur ne vitet e meparshme.

2015 te ardhurat kane qene 406K EUR
2016- 623K EUR
2017- 414K EUR
2018- 2 Mio EUR
2019- 1.7 Mio EUR

Ne 3 vitet e fundit Fondi I pagave ka qene:
2017- 211K EUR
2018- 264K EUR
2019- 240K EURNe 2016 ka rritur kapital nga 100.000 ne 9.600.000 All.

Rritja e parë galopante e kompanisë ndodh në vitin 2014 ku të ardhurat e saj rriten në mënyrë të menjëhershme me 100 000 euro krahasimisht me një vit më parë, por duke deklaruar 0 fitim për shkak të humbjeve që ka patur nga vitet e mëparshme. Nga hiçi kompania merr një hov të jashtëzakonshëm duke qënë fituese dhe e tenderva të UKT për ndërtimin e sistemit të biletarive me vlera përkatësisht 12 498 495 lekë dhe 13 775 500 lekë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019 rritja e kompanisë nuk ka të ndalur dhe pëson një rritje galopante jashtë logjikës ekonomike duke u bazuar vetëm në marrjen e tenderave publikë. Të ardhurat e ‘Image & communications Development’ për vitet 2015-2019 janë si më poshtë: 2015 deklaron 406 000 euro të ardhura; 2016- 623 000 euro; 2017- 414 000 euro; 2018- 2 milionë euro dhe 2019- 1.7 milionë euro.

FaxNews do vijojë investigimin e kësaj afere korruptive që lidh institucionin e AKSHI me kompaninë e dyshimtë ‘Image & communications Development’, e cila ka siguruar tenderin pa garë duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe zhvatjen e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME