Categories Sport

Milot Rashica në Seria A? Mund të luajë në një ekip me Hysajn

Milot Rashicën mund ta shohim në Seria A në sezonin e ardhshëm. Mesfushori i Kosovës shihet si pasuesi perfekt i Jose Callejon, i cili pritet që të largohet në fund të këtij sezoni. Napoli nuk i ka ofruar asnjë propozim spanjollit për rinovimin e kontratës ndaj dhe me shumë mundesi aventura e tij do të mbyllet që kët ëverë në “San Paolo. Trajneri Gennaro Gattuso ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e lojtarit. Drejtori sportiv i napolitanëve, Giuntoli, po flet me trajnerin dhe i ka propozuar dy emra që mund të zëvendësojnë spanjollin.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që përflitet, ndërsa i dyti është Milot Rashica. Futbollisti kosovar shihet si një alternativë sipas asaj që shkruajnë mediet italiane. Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, por në anën tjetër duhet fituar edhe konkurrenca me Leipzig, skuadër e cila ka arritur një marrëveshje me lojtarin para disa javësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME