Categories Politike

Ministrat do presin për dekretimin, publikohet data kur fillon punën Kuvendi

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit.

Këtë e konfirmojnë burime nga të dyja institucionet, ndërsa nga qeveria shpjegojnë se nuk ka arsye për nxitim, pasi edhe nëse ministrat dekretohen brenda ditës nga Presidenti Meta, për miratimin e tyre në Parlament duhet të pritet nisja e sesionit të ri Parlamentar më 21 janar.

Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Kryeministri mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila konfirmoi vendimet e marra një ditë më parë në Asamble. U la porosi që para nisjes së Parlamentit të përcaktohen edhe emrat e atyre që do të zëvendësojnë ministrat në drejtimin e komisioneve parlamentare që do të lënë bosh. Në vend të Erion Braçes, drejtimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pritet ta marrë Arben Ahmetaj, i cili largohet nga qeveria, ndonëse që nuk përjashtohet as Ervin Bushati. PS duhet të zëvendësojë edhe Eduard Shalsin në krye të Veprimtarisë Prodhuese dhe Bledi Çuçin si n/kryetar i Komisionit të Integrimit dhe Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kur mbeten 180 ditë nga zgjedhjet, fokusi i mbledhjes së Kryesisë, që zgjati rreth një orë, ka qenë te përgatitja për garën e ardhshme elektorale. Pushimet e socialistëve do të jenë të shkurtra dhe kalendari nis shpejt. Makineria organizative e PS-së do të vihet në lëvizje që më 4 janar, me mbledhjen e Këshillave të Koordinimit në territor, me një kalendar përgatitjesh që përfundon me thirrjen e Kongresit më 23 Mars. Kryesia ka vendosur që deri në Kongres socialistët të kenë ndarë përfundimisht cilët do të jenë kryebashkiakët që do të rikandidojnë e cilët do të zëvendësohen.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME