Categories Lajme

80% e shqiptarëve duan të ikin “nga sytë këmbët”

Pas largimit të të rinjve, mjekëve dhe infermierëve si dhe efektivëve të policisë, mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit.Kjo është anketa e fundit e INSTAT i cili ëhstë publikuar së fundmi. Nga anketa rezulton se arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve janë ato për mundësi punësimi, arsyet familjare për bashkim familjar, si dhe për qëllime studimi. “Fakti që nga sondazhi 80.4 % ikin për çështje punësimi, kjo tregon që kemi probleme me tregun e punës, me përshtatshmërinë, dinamizimin e tregut të punës, me rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, për politika aktive që ta zgjerojë frontin që njerëzit të përthithen brenda nesh, këtu. Edhe pse janë larguar shumë nga Shqipëria, ne sërish kemi nivele të larta të papunësisë“, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sociologëve, ky është një sinjal i frikshëm që kërkon marrjen e masave emergjente në vend.“Nevoja për të përputhur nivelin arsimtar me tregun e punës, është nevoja kryesore, duhet të përputhet kërkesa me ofertën. Që të iki familja tërësisht do të thotë të shkulësh rrënjët dhe kjo është një sinjal më i frikshëm, por e keqja më e madhe është që po largohet edhe shtresa e mesme e shoqërisë dhe kjo tregon mungesë të cilësisë së jetës në vendin tonë”. Valët e emigracionit po japin pasoja komplekse në vend duke sjellë plakje të popullsisë, si dhe po krijojnë vakume për fuqinë punëtore në Shqipëri. Sipas Tushit, nëse ky emigracion do të vazhdojnë, atëherë do të përballemi me probleme të mëdha të karakterit financiar./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME