Pasi Shqipëria dërgoi një staf prej 60 mjekësh në ndihmë të Italisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio falenderoi qeverinë shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan se është një ndihmë shumë e nevojshme nga ana e Shqipërisë. “Sot mbërriti në Itali një task forcë prej 60 mjekësh për spitalet tona. Një ndihmë konkrete që vjen nga fqinjtët dhe miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për mbështetjen ndaj Italisë.”