Categories Lajme

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kundër nacionalizmit të presidentit amerikan Donald Trump

Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. “Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t’i mbrojmë ato”, tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.

Maas e ka prezantuar për herë të parë idenë e tij për një Aleancë në korrik të vitit të kaluar. Së bashku me Gjermaninë janë duke punuar për një kohë të gjatë edhe vendet si Franca, Japonia dhe Kanadaja. Takimi në New York ishte i pari i përmasave të këtilla, ku u nis krijimi i një aleance më të gjerë. Në sallë ishin më shumë se 30 ministra të Jashtëm.

Pozicionimi ndaj Trumpit

Aleanca duhet të punojë në forcimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të angazhohet për përparimin e reformave të institucioneve ndërkombëtare dhe të forcojë bashkëpunimin mes vendeve. Sfondi i këtyre angazhimeve ka për qëllim të kundërshtojë edhe nacionalizmin e presidentit amerikan Donald Trump. SHBA është distancuar dhe larguar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare, prej ardhjes së Trumpit në pushtet. Ndërkohë që janë ashpërsuar edhe tendosjet mes SHBA dhe Kinës.

Aleanca është planifikuar si një grup me anëtarësi të rregullt, ngjashëm me G7 apo G20. Ajo fillimisht do të përfshijë gjashtë fusha të bashkëpunimit: Mbrojtja e klimës, liria e shtypit, rregullat për përdorimin e sistemeve autonome të armëve, barazia gjinore dhe arsimi, bashkëpunimi humanitar dhe përdorimi i gjithësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME