Categories Kuriozitete

Ministri i Shëndetësisë merr vendimin e papritur: Do të vaksinohem live në TV

Britania e Madhe u bë vendi i parë që miraton vaksinën kundër koronavirusit nga vendet perëndimore. Bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Sipas BBC, 800 mijë doza janë gati për të nisur procesin javën që vjen.

Kryeministri Boris Johnson pritet të dalë në një konferencë për shtyp sonte. Kurse ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha sot se do e bëjë vaksinën LIVE në TV. Ai tha se kjo do të dërgojë një mesazh të fuqishëm.

Dozat e para të vaksinave do të shkojnë për grupet më të ekspozuara ndaj rrezikut të koronavirusit. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy faza secila.

Rreth 50 spitale janë në gatishmëri dhe qendrat e vaksinimit, ndërsa po ngrihen tani edhe qendrat e konferencave. Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët. Kjo do të thotë të respektosh distancën sociale dhe të mbash maskë  dhe të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME