Categories Lajme

Ministria e Jashtme: Kemi kërkuar informacion te autoritetet franceze për zbardhjen e ngjarjes

Në lidhje me vdekjen e 36-vjeçarit Mentor Rexha, me origjinë nga Lezha, në një burg të Francë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme, e cila shprehet se është e angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kthimin e trupit të të ndjerit në atdhe. Në lidhje me dyshimet e familjarëve për shkaqet e vdekjes së të riut, Ministria shprehet se ka kërkuar informacion nga autoritete franceze dhe është në pritje të njoftimit të tyre.Ministria e Jashtme thekson se në bashkëpunim më Ambasadën shqiptare në Francë, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e 36-vjeçarit Rexha.

Ndërsa për procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ministria e Jashtme njofton se Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi. Ditën e djeshme, në një prononcim ekskluzivisht për Shqiptarja.com, ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola tha se Ambasada shqiptare në Francë nuk ka kompetencë ligjore për të dërguar trupin në atdhe, por i përket shërbimit social.

‘Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha. Në lidhje me procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ambasada shqiptare në Francë mbeten të angazhuara për zbardhjen e ngjarjes me autoritetet franceze dhe kthimin e shpejtë të trupit të të ndjerit në atdhe‘, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

36-vjeçari Mentor Rexha ndërroi jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët në një komunikim ekskluziv me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksion antidrogë me disa të arrestuar në Gramsh, sekuestrohet kokainë

Një aksion antidrogë është duke u zhvilluar në qytetin e Gramshit, ku është sekuestruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluturimi Manchester–Tiranë/ Panik në avionin e Ryanair, pasagjerët gjejnë mesazhe alarmuese për bombë në tualet!

Momente tensioni janë përjetuar nga pasagjerët e një avioni të kompanisë Ryanair, i cili udhëtonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjet drogë në berberhanen dhe banesën e tij, arrestohet 44-vjeçari, procedohet penalisht edhe vëllai

Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet se mbante kanabis me qëllim shitjen në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME