Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë nuk raporton humbjen e drejtorit 45-vjeçar dhe arkitektit 28 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar pesë jetë të humbura nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vihet re se mungon rasti i arkitektit 28-vjeçar Geri Lika. Familjarët e tij e cilësuan si viktimë të Covidit duke shpërndarë lajmet rreth tij në rrjete sociale, teksa shprehnin dëshpërim për humbjen e tij.

Mbetet e paqartë përse Ministria e Shëndetësisë nuk e ka raportuar rastin e të riut, ndërsa miqtë e tij në rrjete sociale thonin se ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2.

Një tjetër rast që mungon në raportim është drejtori i Drejtorisë së Punëve të kryeqytetit, Feti Fanaj. Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot ta mposhte virusin.

Feti Fanaj ndërroi jetë ditën e djeshme në 1 të natës në një moshë mjaft të re, vetëm 45-vjeç. I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Nuk dihet ende përse Ministria e Shëndetësisë nuk i përmend në përditësim këto raste dhe nuk ka një sqarim për humbjen e personave kaq të rinj në moshë. Të kontaktuar nga Fax News, Ministria u shpreh se raportohen vetëm rastet që vijnë nga spitalet Covid. Kjo lë të kuptohet se nëse të infektuarit ndërrojnë jetë në shtëpi ose jashtë vendit, nuk raportohen në përditësimin e Ministrisë e Shëndetësisë.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME