Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme.

Por, nuk përfundon këtu rritja e çmimeve. Janë dhjetëra ilaçe të tjera që pësojnë rritje deri në 97% të shumës krahasuar me vitin 2026. Që prej 1 janarit Qendra Kombëtare e Barnave ka nisur të emetojë pullat e reja të barnave, të cilat vijnë për pacientin me disafish më shtrenjtë. Ministria e Shëndetësisë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar çmimet e reja me të cilat do të tregtohen barnat për vitin 2026, të cilat janë ndjeshëm më të shtrenjta se një vit më parë.

Metformina, një nga barnat që përdoret për diabetin e tipit, ka pësuar gjithashtu rritje duke filluar nga kjo e shtunë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimi i këtij produkti i prodhuar në Maqedoninë e Veriut rritet me 2000%. Tobradex, një medikament që më parë ka qenë 300 lekë do të shitet sipas listës së re që ka siguruar Piranjat News me rreth 97% më shumë.

“Remsima”, një ilaç anti-inflamator për të rritur ka pësuar ndryshime çmimi prej 97%. Sipas të dhënave zyrtare, disa produkte me përmbajtje Gadoteric Acid (meglumine salt), të përdorura si solucion për injeksion, kanë shënuar rritje që variojnë nga 13% deri në 62%, në varësi të paketimit dhe dozës. Rritja më e lartë për këtë grup është vërejtur te paketimi 15 ml, ku çmimi është rritur me rreth 62%.

Ndërkohë, një nga rritjet më të mëdha konstatohet te Infliximab, pluhur për koncentrat për infuzion (100 mg/vial), ku çmimi ka ndryshuar nga 121,75 në 240,00, duke shënuar një rritje prej rreth 97%. Përveç listës së publikuar edhe ilaçe të tjera kanë pësuar rritje. Minitran (foto me poshte) nga 380 lekë që kushtonte vitin e shkuar, tani kushton plot 1369 lekë, rritje kjo më shumë se dyfishi i çmimit të vitit të shkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME