Categories Sport

Ministria jep ‘OK’ për dritën jeshile, futbolli shqiptar rikthehet në këtë datë

Pritjes i erdhi fundi. Tashmë edhe edhe zyrtare që Superliga shqiptare do të nisë me 3 qershor. Më në fund qeveria ka dhënë konfirmin e saj me anë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që ditën e sotme njoftoi mbi fazën e dytë të hapjes për shkak të koronavirusit.

“Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut,”- u shpreh Manastirliu. Më herët, ekzaktësisht më 13 maj, FSHF dhe klubet e Superligës vendosën datën 3 qershor për rifillimin e kampionatit, që është ndërprerë nga data 12 mars. Sakaq më herët sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka caktuar edhe kalendarin e javës së 27, që do të luhet e gjitha më 3 qershor, por në dy fasha orari, në orën 17:30 dhe në orën 20:30.

Në fashën e parë të orarit, në 17:30, do të luhet katër nga pesë ndeshjet: 1-Kukësi-Luftëtari, 2-Laçi-Teuta, 3-Bylis-Tirana dhe 4-Flamurtari Vllaznia. Ndërkohë në orën 20:00 është caktuar të luhet supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, edhe pse nuk dihet se në cilin stadium, ‘Air Albania’ apo ‘Selman Stërmasi’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME