Categories Kuriozitete

Ministrja deshi të blejë “sheqerka për fëmijët” në vlerë 2 milionë dollarë

Ministrja e Arsimit e Madagaskarit, Rijasoa Andriamanana, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi plani i saj për të blerë “sheqerka” për nxënësit e shkollave me vlerë 2.2 milionë dollarë u refuzua. Ministrja sqaroi se ajo mendoi se do të ishte mirë t’i jepte secilit nxënës tre ëmbëlsira që mund të lehtësojnë shijen e hidhur të pijes barishtore që ata marrin, e për të cilën thuhet se kuron koronavirusin.

Mediat lokale shkruajnë se ajo ishte e detyruar të anulonte porosinë pasi presidenti Andry Rajoelina hodhi poshtë propozimin e saj, megjithëse qeveria e tij po promovon një pije si ilaç. Disa vende afrikane vazhdojnë të importojnë shurupin Covid-Organics, duke besuar se kontribuon në luftën kundër virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit pohon në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë provë që ky shurup bimor shëron koronavirusin.

Në Madagaskar, një nga vendet më të varfra në botë, 1,052 raste të infeksionit koronavirus dhe nëntë vdekje nga pasojat e sëmundjes janë regjistruar deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME