Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan u shpreh se ministrja e Drejtësisë i ka shkuar për vizitë në burg Aldo Bares, ish-kapos së bandës së Lushnjes.
Deklaratën e tij Berisha e pasoi me akuzat se kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin, pasi sipas tij vetëm një person i tillë e adreson ministren të shkoj të takojë një person të dënuar me burgim të përjetshëm.
Pjesë nga diskutimi:
“Berisha: Ministrja e Drejtësisë ka takuar në burg Aldo Baren. Nuk ka ministre të shkoj të takoj kapon e bandës së Lushnjes, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Fevziu: Një ministre mund ta takojë nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Berisha: Mund të shkojë ta takojë, po nuk ka gjë të keqe, por vetëm një si Aldo Baro mund ta detyrojë ministren të shkojë të takojë Aldo Baren.”
Më tej ish-kryeministri tha se Rama po bën çmos që Dritan Dajti të mos dënohet, ndërsa ka përmendur edhe personazheve të tjerë të botës së krimit, që sipas tij janë të lidhur me kryeministrin.

Ish drejtuesi i Bandes se Lushnjes Alfred Shkurti, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar Adem Arapi, i cili u mor peng ne vitin 1998, nga pjestare te Bandes se Lushnjes, e drejtuar nga Aldo Bare.
